Mijëra fëmijë ukrainas besohet se janë zhvendosur në Rusi që nga fillimi i pushtimit.
Një zëdhënës i OKB-së ka thënë se ata nuk duhet të adoptohen me forcë.
“Ne po ritheksojmë, duke përfshirë Federatën Ruse, se birësimi nuk duhet të ndodhë kurrë gjatë ose menjëherë pas emergjencave”, tha drejtoresha rajonale e Fondit të OKB-së për Fëmijët (UNICEF) për Evropën dhe Azinë Qendrore, Afshan Khan.
Ajo tha se asnjë fëmijë nuk mund të supozohet se është jetim dhe “çdo vendim për të lëvizur ndonjë fëmijë duhet të jetë i bazuar në interesat e tyre më të mira dhe çdo lëvizje duhet të jetë vullnetare”, transmeton Klankosova.tv.