Paneli i pavarur, që do të drejtohet nga Erik Mose i Norvegjisë, ka një mandat për të hetuar.
SHBA–Organizata e Kombeve tw Bashkuara (OKB), kanë emëruar tre ekspertë të të drejtave të njeriut për të kryer një hetim mbi krimet e mundshme të luftës dhe shkelje të tjera të kryera gjatë konfliktit në Ukrainë. Paneli i pavarur, që do të drejtohet nga Erik Mose i Norvegjisë, ka një mandat për të hetuar.
” Duhen hetuar të gjitha shkeljet dhe abuzimet e pretenduara të të drejtave të njeriut dhe shkeljet e ligjit ndërkombëtar humanitar dhe krimet e lidhura me to në kontekstin e agresionit kundër Ukrainës nga Federata Ruse”, tha Mose.
Sipas The Guardian Mose, i cili është 71 vjeç, është një gjykatës norvegjez i cili ka qenë president i gjykatës penale ndërkombëtare për Ruandën nga viti 2003 deri në vitin 2007.
Këshilli i OKB-së për të drejtat e njeriut ra dakord më 4 mars për të krijuar komisionin hetimor, për një vit, me kërkesë të Ukrainës dhe aleatëve, duke përfshirë Bashkimin Evropian, Britaninë dhe SHBA.