Lajme
OKB: Bota kërcënohet nga një “katastrofë” për shkak të mungesës së ushqimit
Demokracia
13:25 | 24 Qershor 2022

Share:

“Ekziston një rrezik real që zia e bukës do të shpallet në disa vende të botës në vitin 2022 dhe në vitin 2023 mund të jetë edhe më keq”, kështu tha Sekretari i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres.

“Bota po përballet me një “katastrofë” për shkak rritjes së mungesës së ushqimit”, tha sot Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara (OKB) Antonio Guterres përmes një video-lidhjeje për pjesëmarrësit në takimin e Grupit të Shtatë (G7) në Berlin, përcjell Demokracia.com.

Guterres deklaroi se konflikti në Ukrainë ndërpreu më tej furnizimin global të ushqimit, i cili tashmë ishte i kërcënuar nga ndryshimet klimatike, pandemia e koronavirusit dhe dallimet e mëdha ekonomike midis vendeve prodhuan një “krizë të paprecedentë urie globale” që tashmë prek qindra miliona njerëz. /Demokracia.com/ 

Të ngjashme