Lajme
“OK, shef!” – Kurti i bindet urdhrit të Lajçakut që thoshte se ia mbante anën Serbisë
Demokracia
22:21 | 03 Nëntor 2023

Share:

“Këtu kemi të bëjmë me një emisar evropian, i cili e ka deformuar procesin. Neve nuk na duhet një ndërmjetësim i tillë i njëanshëm, aspak neutral e korrekt, i cili shkon kundër Marrëveshjes Bazike, siç ka ndodhur me [ndërmjetësimin] e emisarit Lajçak tani”, ishin fjalët e Kurtit në takimin e shtatorit, pas takimit dialogues me presidentin e Serbisë, Aleksander Vuçiq dhe dy emisarët evropianë Lajçak dhe Borrell.

Kurti kishte kritikuar ashpër Lajçakun, duke e akuzuar se ishte shndërruar në zëdhënës të kërkesave të Vuçiqit, shkruan Demokracia.com.

Por, tash s’kanë kaluar 2 muaj dhe Kurti lëre që po vazhdon të takohet me Lajçakun, por edhe po ia dëgjon urdhrat.

Me urdhër të emisarëve, Kurti s’po guxon ta tregojë as draftin që e ka pranuar për Zajednicën, ndonëse ky është rasti i parë që një marrëveshje e pranuar nuk po bëhet publike.

Kështu tha vetë ai në Kuvendin e Kosovës.

“Emisarët më thanë mos me tregu drafitn, tash me koordim apo pa koordim? Unë e kom nda me Presidenten e Republikës draftin e Asociacionit. Unë jam në koordinim të vazhdueshëm me BE. Ata kanë kërku mos me ua tregu, tash me ua tregu une, i bjen pa koordinim, për besë jam në hall me juve”, u shpreh Kurti.

Lajçakut, i cili shihej si “person që po ia mban anën Serbisë”, tash kryeministri Kurti po ia dëgjon edhe urdhrat. /Demokracia.com/

Të ngjashme