Pas “martesës” simbolike në shtëpinë e Big Brother VIP Albania, Egli dhe Gjesti kanë nisur mëngjesin me batuta e të qeshura, duke sjellë atmosferë të lehtë dhe argëtuese për publikun.
Gjesti, si zakonisht me humorin e tij të drejtpërdrejtë, e ngacmon Eglin që në mëngjes, duke i thënë: “As kafenë s’ma ke bërë, çfarë gruaje je ti?”
Në një tjetër moment që po qarkullon në TikTok, ai shihet duke i folur Eglit ndërsa ajo ende flinte, duke përmendur edhe nënën e tij.
#danja #gjestiking👑 #realytishow #gjesti #gjestioffical🧸 #dhezipahiri #bbv4 #virale #gerta #bigbrothervipalbania #egli #bigbrothervip #topchanell
♬ original sound – King Gjesti
“Oj nuse bre, ti kujton që kështu të duron Sebahati ty? Jo, zemër, ajo zgjohet në pesë të mëngjesit. Jo shpirti im, ti s’qenke për shtëpi, jo kurrë n’jetë, harroje, jo nuse e pahajrit.”
Këto momente po shpërndahen me shpejtësi në rrjete sociale, ku fansat i kanë cilësuar si një çift dinamik, me shumë batuta e energji pozitive që sjellin humor në shtëpinë më të ndjekur në vend.