Lajme
“Oj ministre trego që ka qenë në LDK, se…”, momenti kur asamblisti i LDK-së i bën kërkesë Gërvallës lidhur me Ibrahim Rugovën
Demokracia
16:17 | 21 Janar 2024

Share:

Sot janë bërë 18 vjet nga vdekja e ish-presidentit të Kosovës, Ibrahim Rugova. Me këtë rast është mbajtur një akademi përkujtimore.

Por, gjatë akademisë duket se disa nga folësit nuk e përmendin Lidhjen Demokratike të Kosovës. Kjo si duket nuk i pelqeu, Gentrit Murselit, asamblist i LDK-së në Gjilan.

Ai iu drejtua ministres së Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla me një kërkesë.

Ministre trego që ka qenë në LDK, se s’ka qenë anëtar i shoqërisë civile”, ka thënë ai.

Pas kësaj kërkese të Murselit u dëgjuan duartrokitje të mëdha.

Kujtojmë se, Rugova ndërroi jetë më 21 janar të vitit 2006, ku u varros me nderime të larta shtetërore dhe ushtarake.

Ibrahim Rugova u lind më 2 dhjetor 1944 në Cercë të Istogut. Më 10 janar 1945 komunistët jugosllavë ia pushkatuan të atin, Ukën dhe gjyshin Rrustë Rugova, që kishte qenë luftëtar i njohur kundër çetave çetnike që po depërtonin në Kosovë gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Të ngjashme
Lajme • 19 Maj 2024