Lajme
“Oj k… prositute e neveritshme”, Sami Kurteshi i VV-së i akuzuar për sulm, eskalon ndaj një qytetari
Demokracia
09:10 | 26 Maj 2022

Share:

Sami Kurteshi, anëtari i Lëvizjes Vetëvendosje në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), ka eskaluar ndaj një qytetari përmes një mesazhi në Facebook.

Qytetari iu drejtua Kurteshit me pyetjen se “ku shkoi flamuri kombëtar o rrenca”.

Ndërsa, në mënyrë mjaftë ofenduese ia ktheu Kurteshi duke e quajtur qytetarin “Oj kurve krimianle. Prositute e neveritshme, shporru vrases”.

 

Sami Kurteshi së shpejti pritet të dalë para gjykatës lidhur me akuzat se ka kryer veprën penale “Sulmi”.

Prokuroria Themelore në Prishtinë, në dhjetor të vitit 2021, ka ngritur aktakuzë ndaj Kurteshit, të cilin e ngarkon se në selinë e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në Prishtinë, me dashje ka përdorur forcën ndaj të dëmtuarit Adnon Berisha, ashtu që të njëjtin e kapë për krahu duke e tërhequr dhe duke i bërtitur me fjalët “ec jashtë” e shtynë nga mbrapa me dy duart”.

Të ngjashme