Policia e Kosovës ka arrestuar tre persona të dyshuar në Fushë Kosovë pasi që dyshohet se në lokalin e tyre kanë ofruar shërbime seksuale me pagës.
Sipas raportit 24 orësh të policisë të dyshuarit janë liruar me vendim të prokurorit dhe rasti shkon në procedurë të rregullt, shkruan Demokracia.com
“Fushë Kosovë (NN) 02.02.2021 – 20:30. Janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj kosovar, pasi që të njëjti në lokalin e tyre dyshohet se kanë ofruar shërbime seksuale me pagës. Me vendim të prokurorit, pas intervistimit të dyshuarit janë liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës./Demokracia.com