Lajme
OFK: Mungesa e garancisë së cilësisë për barna rrezikon shëndetin publik
Demokracia
15:21 | 13 Janar 2023

Share:

Oda e Farmacisteve të Kosovës (OFK) është deklaruar për certifikatën e cilësisë për barnat që qarkullojnë në treg.

Sipas kësaj Ode certifikata e cilësisë është kërkesë detyruese për produktet medicinale para se ato të vendosen në treg në secilin vend.

Në një njoftim për media të OFK-së, për mbledhjen e mbajtur të premten thuhet se barnat pa autorizim marketing rrezikojnë shëndetin publik të popullatës.

“Sa i përket çështjes së Autorizimit për Marketing ne si Institucion profesional theksojmë se kjo është një nga kërkesat detyruese para se një produkt të lejohet të vendoset në përdorim në një (secilin) vend të caktuar. Marrjes së certifikatës së Autorizimit për Marketing i paraprin një vlerësim i kujdesshëm i dosjes së produktit me të cilin do të dëshmohet cilësia, siguria dhe efikasiteti. Pastaj procedurat e ndryshme se si kjo kryhet janë të përcaktuara me legjislacionin përkatës. Në të kundërtën mund të rrezikohet rëndë shëndeti publik i popullatës”, thuhet në njoftimin e OFK-së.

MSH-ja nuk i ka zbatuar vendimet dhe rastin e ka dërguar në Gjykatë. Gjykata ka vendosur ta pezullojë njërin nga vendimet e OSHP-së deri në zgjidhje të rastit. OSHP e ka apeluar këtë vendim dhe deri më tani nuk ka ndonjë vendim lidhur me të.

Njoftimi i plotë:

OFK përkrah fuqishëm projektligjin për rregullimin e çmimit të barnave!

Në mbledhjen e Këshillit Drejtues të OFK të mbajtur më 13.01.2023 ku edhe është shqyrtuar ky projektligj si dhe komentet e përgaditura më herët nga kryesia unanimisht u votua për përkrahje të fuqishme të kësaj reforme të cilën komuniteti i farmacisë e pret tashme shumë vite.

Megjithatë ne si këshill drejtues kemi disa komente teknike dhe profesionale të cilat duhet të analizohen me kujdes nga grupi punues e posaçërisht marzhat e parapara pasi janë jetike në funksionimin afatgjatë të sektorit farmaceutik si me shumicë ashtu edhe me pakicë.

Gjithashtu sa i përket çështjes së Autorizimit për Marketing ne si Institucion profesional theksojmë se kjo është një nga kërkesat detyruese para se një produkt të lejohet të vendoset në përdorim në një (secilin) vend të caktuar. Marrjes së certifikatës së Autorizimit për Marketing i paraprin një vlerësim i kujdeshëm i dosjes së produktit me të cilin do të dëshmohet cilësia, siguria dhe efikasiteti. Pastaj procedurat e ndryshme se si kjo kryhet janë të përcaktuara me legjislacionin përkatës. Në të kundërtën mund të rrezikohet rëndë shëndeti publik i popullatës.

Të ngjashme