Intervista
Oficeri që u largua nga FSK-ja denoncon keqpërdorime, përmend edhe drejtues të lartë të Ushtrisë
Demokracia
13:31 | 25 Mars 2022

Share:

Për 13 vite ishte pjesëtar i Forcës së Sigurisë që më vonë u bë Ushtria e Kosovës. tashmë Sali Arifaj ka vendosur që të largohet nga kjo forcë e madje edhe nga Kosova. Por, nuk u largua pa i denoncuar keqpërdorimet, siç pretendon ai, brenda Ushtrisë. Arifaj ka dhënë një intervistë ka përmendur dhe emra konkret.

A është ai i vetmi që e ka lënë FSK-në për aferat që ndodhin brenda, pagat e këqija e padrejtësitë që bëhen nga eprorët e lartë të Ushtrisë? Çka ndodhi brenda këtij institucioni pasi ai denoncoi publikisht? Kush u mor në pyetje në lidhje me rastin e tij? Insajderi sjell rrëfimin e plotë të Sali Arifaj tashmë me vendim i demobilizuar.

Intervista e plotë

E kemi lexuar letrën tuaj, pse vendosët ta bënit publike?

Arifaj: Unë vendosa ta bëjë publike letrën e demobilizimit për të pasqyruar një realitet ose të vërtet e cila mshefet në vazhdimësi kinse për ta ruajtur imazhin e FSK-së, e kjo bëhet në kurriz të shumë pjesëtareve të cilët janë për çdo lëvdatë dhe janë shumë profesional, pra unë e publikova letrën në mënyrë që dikush nga organet kompetente ta shoh dhe të ndërmarr masat e duhur për ta përmirësuar situatën, e bëra për shokët e mi sepse unë tani vetëm sa jam demobilizuar dhe kjo nuk ka ndikim më tek unë. Gjithçka filloj pasi që njësia Regjimenti i dytë i këmbësorisë në Istog më konkretisht Komandanti i Regjimentit Valdet Berisha, (sipas eproreve të mi të drejtpërdrejt) ju kishte thënë atyre që unë duhet ta ndryshoj deklaratën e demobilizimit (letrën e publikuar me vonë nga unë), unë nuk pranoja ta ndryshoja, ata nuk e përcillnin më lartë tek nivelet përgjegjëse dhe që unë të demobilizohesha në mënyrë vullnetare, qëllimi i tyre ishte që unë të prisja një kohë, pastaj të mërzitesha ta leja punën, ata ti dërgonin 2 e më shumë mungesa dhe të më përjashtonin mua për shkak të mungesave dhe të mos zbuloheshin të thënat në kërkesën për demobilizim (kështu ju ka ndodhur disa pjesëtarëve të demobilizuar edhe pse ata kanë bërë kërkesë për demobilizim, nuk ju është përcjell kërkesa dhe për shkak të mungesave janë përjashtuar rast konkret është pjesëtari Arben Dangallaj). Unë duke e ditur këtë pasi kaloj një kohe dhe nuk mora përgjigje dhe nga ana tjetër presioni për ndryshimin e kërkesës ishte i madh, shkova në zyrën ligjore për këshill mirëpo nuk mora asgjë sepse këshillat e tyre janë të mangëta dhe favor të  klikës ose rangut udhëheqës, pastaj u drejtova në ministri, ata më than se të premten do të marrësh një përgjigjeje dhe pasi nuk më lajmëruan unë e publikova letrën të shtunën. Por efekti i publikimit në media ishte pozitiv sepse edhe pse unë bëra disa mungesa të enjten me 17.03.2022 pas një jave mora demobilizimin vullnetar në të kundërtën do të isha përjashtuar nga puna si shumë shok te mi.

A mund të na tregoni se kur keni vendosur që t’i bashkoheshit FSK-së dhe çka ju ka shtyrë drejt këtij vendimi?

Arifaj: Unë vendos ti bashkohen FSK-së në fillim të vitit 2009 kur u hap konkursi i parë për pranimin e pjesëtareve të rijnë dhe u pranova drejt këtij vendimi më shtyri dashuria për ti shërbyer atdheut dhe uniformës duke menduar se ushtarakët janë njerëz të mire dhe human.

Si i përshkruani vitet tuaja brenda kësaj ushtrie?

Arifaj: Gjate këtyre viteve kishte shumë momente vuajtje, diskriminime të ndryshme dhe trajtimi jo adekuat (jo njerëzor) nga njerëz pa provoj dhe shumë jo profesional besa në raste të ndryshme edhe të pa ditur, mirëpo kishte edhe momente krenarie, gëzimi e shprese si dhe bashkëpunim me lider me tipare aftësi dhe kompetenca të duhura.

Në letër keni shprehur shumë shqetësime, a keni tentuar që t’i adresoni ato brenda FSK-së para largimit dhe nëse po te kush i keni adresuar?  Çka iu kanë thënë eprorët tuaj?

Arifaj: Unë në vazhdimësi i kam adresuar shqetësimet tek eprorët e mi, por ato janë injoruar, janë hedhur në mbeturina ose kam marr përgjigjeje të tipit ku ta gjesh më mire shko je i lire, ndodh kjo sepse ankesat dhe kërkesat tona (në mënyrë të jashtëligjshme) nuk lejohet që të protokollohej dhe shfrytëzohen vetëm për përdorim të brendshëm, prandaj edhe merr përgjigje të tilla dhe injorohesh e përulesh në këtë formë, kjo ju ndodh pothuajse të gjithë pjesëtarëve që ankohen dhe kjo është forma që aplikohet gati çdo here. Ndërsa sa i përket emrave konkret unë jam ankuar në vazhdimësi te rreshterët e mi, togerët, kapitenet e deri tek komandantët e Regjimenteve por përgjigjejet kanë qenë të tilla (nëse ju duhen emra konkret mund të kërkon nga FSK strukturën ku unë kam shërbyer) kurse hakmarrja ka vazhduar pas vetëm pse jam ankuar. Unë kam bërë ankesa në çdo bord të gradimeve dhe çdo herë përgjigjja ishte nuk i plotësoni kriteret për gradim kurse pjesëtar që kishin filluar punën 6 vite pas meje gradoheshin.

 

A mund të na tregoni më gjerësisht çka iu ka shtyrë të largoheni nga FSK-ja?

Arifaj: Ajo që më ka shtyrë të largohem nga FSK-ja ishin padrejtësitë e vazhdueshme, trajtimi si vegël e jo si njeri, qasja komuniste e njerëzve injorant, eprorët me mendime fëmijërore (kinse me akademi) por që truri i tyre është i orientuar nga lodrat si: kanteri, Pop G, e lodra tjera, me një fjalë epror pa provoj me moshë 22 ose 23 vjeçar që i udhëheqin 20-30 njerëz (vartës) me provoj të shkolluar dhe disa edhe master shkence, mirëpo të pa graduar edhe pse me përvojë pune deri 13 vjeçare dhe me moshë deri 40 e me shumë vjeç, sistem ky i instaluar nga strukturat e shtetit tonë. Pastaj paga e vogël dhe pamundësia për të bërë një jetë solide e nga ana tjetër angazhime të mëdha, puna jashtë orarit dhe pa kompensime d.m.th. unë kam punuar në vazhdimësi me orar të zgjatur, edhe pse në kontratën e punës parashihet që të punojmë vetëm 40 orë në javë ndodh që kam punuar edhe 168 orë në javë nga e hëna në të hënë dhe më janë kompensuar vetëm 72 orë. Nëse vërtet dëshironi ta vërtetoni se sa zbatohen nga ana e eproreve vendimmarrës: Ligji për shërbim ne FSK, Rregullorja e kompensimit, Kontratat e punës si dhe Rregullorja për orar te punës  te cilat janë te publikuara ne web faqen e Ministrisë se Mbrojtjes, ju si gazetar mund te hulumtoni këtë te dhëne te thjesht por qe tregon shumë: Kompani 2A dhe Kompania mbështetëse e Regjimentit të dyte te këmbësores gjatë procesit te validimit nga data 14.03.2022 deri me 18.03.2022 (javën qe shkoj) kanë qëndruar ne lokacionin Babaj te Bokës ne tenda për 5 dite dhe 4 netë rresht pra për 104 ore ne kushte ekstreme dhe si kompensim kanë marre vetëm 16 ore pune ose dy dite pune te lira. Sqarim pra gjatë kësaj kohe ata sipas kontratës se punës, ligjit për shërbim ne FSK, Rregullores për orarin e punës është dashtë ti bëjnë 40 ore pune te cilat i kanë bërë, mirëpo pos atyre ata kanë bere edhe 64 ore shtesë qe sipas Rregullores për kompensim në FSK do te duheshin te kompensoheshin, eproret e Regjimentit 2 e shkelin këtë rregull dhe kompensojnë vetëm 16 ore duke mohuar 48 ore ose 6 ditë pune. Ju lutem hulumtojeni këtë fakt. Ka raste kur unë kam qëndruar me jave te tera ne male dhe nuk jam kompensuar fare. Pra ne FSK vendosin individët e jo ligjet dhe rregulloret e nxjerra nga organet përgjegjëse.

Në letër keni ngritur shqetësime edhe për punësime pa meritë, për diskriminim sa i përket ndarjes së punëve, a mund të na tregoni më konkretisht për çka e keni fjalën?

Arifaj: Kur jemi te punësimi më të njofshëm i keni mbi 20 pjesëtar të dënuar nga Kodi disiplinor i FSK-së për shkak të dallavereve, lëshimeve të bëra në procesin e rekrutimit e kjo ka ndodh në gjeneratë e parafundit (nëse nuk gaboj), E me e çuditshmja qe ndodhe dhe mund te vërtetohet është se pas dënimit personat te njëjte propozohen nga Regjimenti 2 dhe gradohen nga bordet e gradimit te radhës ndërsa unë nuk gradohesha nëse dëshironi te dini emra konkret interesohuni dhe do ti gjeni persona me inicialet OR-6 V.H, OR-5 R.H etj). Pastaj sa i përket propozimeve për trajnime e qe janë kusht për gradim si rast me te freskët e keni kur ne Kursin e Avancuar për Lider propozohen OR-5 I.Maloku dhe OR-5 Z.Gashi dhe qe te dy dështojnë dhe propozohen prapë ne trajnimin e njejt pas 6 muajsh e gradohen dhe kemi mbi 20 pjesëtar qe nuk ju jepet mundësia asnjëherë për trajnim e nuk mund te gradohen edhe pse janë ushtrues detyre OR-6 dhe nuk mund te gradohen ne bordin e mbajtur. Pastaj keni raste kur pjesëtaret kanë qenë udhëheqës ekipi dhe me procesin e transformimit i kanë degraduar ne detyre duke i emërua automatikes (dhjetra raste) edhe pse kishte vende te mjaftueshme te lira për udhëheqës ekipi, pastaj nga udhëheqës skuadre i kanë degraduar ne udhëheqës ekipi si dhe asnjëherë nuk i kanë propozuar qe te trajnohen për gradimi e nga viti 2019 janë ne atë gjendje. Kemi pjesëtar se qe nga viti 2009 është udhëheqës ekipi dhe asnjëherë nuk ka arritur te behet udhëheqës skuadre e nga ana tjetër kemi individ qe kanë hyre ne vitin 2010, 2011 si ushtar te thjesht dhe tani janë udhëheqës skuadrash edhe pse me dosje dhe te dënuar për shkelje te ndryshme (për te gjithë janë rastet konkrete me emra nëse doni te hulumtoni mund ti gjeni por edhe unë mund te ju ndihmoj). Pastaj është rasti i OR-5 E.Hasanit qe edhe pse e ka ushtruar detyrën e OR-6 qe dy vite nuk është propozuar për trajnim dhe ne bordin e fundit është degraduar ne detyre duke e emëruar udhëheqës ekipi pa arsye. Pastaj është rasti i  OR-3 J. Llullunit ku është viktimë dhe ai dënohet me shkelje te rend kurse eprori qe ka ushtruar dhunë ndaj tij merr vërejtje te lehtë. Te gjitha këto shkeljet kanë ndodhe ne Regjimentin e dytë te Kembesoris ne Istog sidomos ndodhin kundër ushtareve dhe nënoficerëve te ulet dhe nuk kanë ndodhur asnjëherë tek nënoficerët e lart dhe oficeret edhe pse ata kane pozita dhe rroga shumë të mëdha.

 

Kush janë personat që në bazën që keni qenë ju të stacionuar i ka bërë këto diskriminime e punësime pa meritë?

Arifaj: Diskriminime bëjnë shumica e eprorëve si komandant togash, kapter, rreshter major, komandant kompanive e deri tek komandantet e regjimentit dhe eprorë të tjerë të cilët lëvizin kohe pas kohe dhe në bashkëpunim nuk të propozojnë për trajnime avancuese vetëm nëse jeni antipatik për ata, dhe me arsyetimin se ju nuk jeni prioritet për momentin ndërsa persona servil të tyre hyn në prioritet. Kurse sa i përket punësimit pa meritë janë kryesisht eprorët që merren dhe udhëheqin procesin e regrutimit.

Nëse eventualisht do të thirreshit nga Prokuroria për të dëshmuar për vërejtjet që keni ngritur në letrën tuaj, a do të dëshmonit në Kosovë?

Arifaj: Për çdo gjë qe kam thëne jam i gatshëm që të dëshmoj sepse është e vërtet e pamohueshme.

Cili ka qenë reagimi i rrethit tuaj pas publikimit të letrës? 

Arifaj: Shumica e kolegëve të mi e kanë përkrahur sepse e din të vërtetën. Rrethi ime i ngushtë e ka pranuar mirë sepse ata kanë njohuri mbi pasqyrimin e rrejshëm që i bëhet FSK për shkak se prezenca e mediave është e kufizuar, dhe transparenca mungon si dhe realiteti është i izoluara, e kjo ju ka jep hapësirën personave të ndryshëm që të manipulojnë kryesisht oficer si dhe nënoficer të lartë.

Cili ka qenë reagimi i FSK-së pas publikimit të kësaj letre? A iu kanë kontaktuar dhe nëse po, kush dhe çka iu kanë thënë?

Arifaj: Epror në Regjimentin e 2 janë të frikësuar sepse ata i frikësohen të vërtetës, si pasojë e kësaj ata i kanë marr në pyetje të gjithë kolegët e mi që kanë komentuar (ne përkrahjen time) në postimin tim të bërë nga ana juaj dhe janë duke tentuar ti dënojnë sipas kodit disiplinor brenda FSK-së me pretekst se kanë dëmtuar imazhin e FSK-së. Aq injorant dhe të ulët janë eprorët brenda FSK-së, sa që njeri ndër ta Kapiten Kreshnik Haxhijaj shef i S2 ka ndërmarr hapa aq të ulët ku ka kërkuar lista se kush nga kolegët ka dhënë pare për të më ndihmuar kur unë kisha njërin nga anëtarët e familjes të sëmurë dhe nuk mund ti mbuloja shpenzimet, dhe disa koleg të afërt me mua kryesisht ushtar dhe nënoficer kanë marr iniciativë për të më ndihmuar. Një epror tjetër kreten si Kreshnik Dreshaj edhe pse nuk isha nën komandën e tij që një kohë të gjatë më ka akuzuar në prezencë të pjesëtarëve tjerë se kinse unë paskam qenë hajn i malit (ai meqenëse paska pasur kësi informata dhe nuk me ka lajmëruar d.m.th se ka bërë shkelje të kodit disiplinor për mos raportim të shkeljes) për këtë kam dëshmitar konkret që kështu ka thënë. Kurse sa i përket kontaktit të drejtpërdrejt pas publikimit nuk jam kontaktuar nga FSK./Insajderi

Të ngjashme