Një oficer në Burgun e Dubravës gjatë ditës së enjte rreth orës 13:35, ka vërejtur diçka të pazakontë tek një i burgosur.
Ai kishte parë një të burgosur duke marrë diçka në tokë, ku pastaj pasi u kryen bastisjet tek i dyshuari, janë gjetur dhe sekuestruar dy qese substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë me peshë 77 gramë.
Rastin e ka konfirmuar Policia e Kosovës përmes raportit 24 orësh, ku bëhet e ditur se lidhur me këtë është konsultuar prokurori i shtetit.
“Raportohet se një oficer i shërbimit korrektues ka vërejtur një të burgosur duke marrë diçka në tokë, pas bastisjet tek i burgosuri/dyshuari janë gjetur dhe sekuestruar dy qese substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë me peshë 77 gram. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit, rasti vazhdon të hetohet“, thuhet në njoftim.