Lajme
Oficerët e rinj përfundojnë me sukses ushtrimin fushor
Demokracia
10:52 | 12 Shkurt 2023

Share:

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, njofton se pas 4 muajsh oficerët e rinj të FSK-së kanë përfunduar me sukses të lartë ushtrimin fushor final të Kursit Bazik për Oficer.

Mehaj ka bërë të ditur se oficerët treguan përkushtim maksimal dhe rezultate të larta në ushtrime edhe përkundër motit të ftohtë dhe sfidave të ndryshme në terren.

Postimi i plotë i Mehajt, pa ndërhyrje:

Oficerët tanë të rinj përfunduan me sukses të lartë ushtrimin fushor final të Kursit Bazik për Oficer

Gjenerata e parë e Kursit Bazik për Oficer, ka përfunduar ushtrimin fushor të fundit,  pas 4 muajve sfidues akademik në kursin përkatës, i cili realizohet në kuadër të Shkollës së Oficerëve.

Kursi Bazik për Oficer është i përbërë nga tri faza, ku kursantët u testuan në pjesën teorike dhe praktike në modulet e Operacioneve I dhe Operacioneve II.

Përkundër motit të ftohtë dhe sfidave të ndryshme në terren, kandidatët treguan përkushtim maksimal dhe rezultate të larta në ushtrim.

Ju lumtë dhe vazhdojmë me suksese të reja!

 

Të ngjashme