Sport
Ofertat për blerjen e Chelseat deri më 11 prill, ndryshimi i pronarit deri në fund të muaji – katër kandidatë në garë
Demokracia
18:08 | 27 Mars 2022

Share:

Chelsea po kalon një periudhë të vështirë pasi pronari rus, Roman Abramovich fillimisht vendosi të shesë klubin dhe më pas i është pezulluar i gjithë biznesi, por duket se krizës së shpejti do t’i vijë fundi.

Sipas “Sky Sports”, katër kandidatëve kryesorë për blerjen e klubit londinez iu dha afati për të dorëzuar ofertat e tyre përfundimtare, përcjell Demokracia.com.

Ofertat përfundimtare të pronarëve të mundshëm do të duhet të dorëzohen jo më vonë se data 11 prill, kur banka “Raine Group” e ngarkuar me blerjen dhe shitjen e Chelseat do të nisë analizat dhe do të vendosë se kush do të bëhet pronari i ri i “Bluve”.

Sipas mediumit në fjalë, në garë janë katër kandidatë, e në mesin e tyre ka edhe pronarë të ekskluziviteteve të caktuara sportive.

Banka që mbikëqyr shitjen e klubit tha në kohën e duhur se pronari i ri do të duhet të investojë të paktën një miliard paund në klub, që do të thotë fonde për stadiumin, lojtarët, por edhe zhvillime të tjera të klubit.

“Raine Group” do t’i paraqesë një kërkesë Qeverisë së Britanisë së Madhe për një leje speciale për miratimin e shitjes së Chelseat dhe pronari i ri duhet të mbërrijë në “Stamford Bridge” deri në fund të prillit./Demokracia.com/

Të ngjashme