Lajme
Ofensiva totale e Moskës ngec në Kiev e Kharkiv| Rusët avancojnë natën, tërhiqen ditën, luftime të ashpra në tri fronte
Demokracia
19:35 | 27 Shkurt 2022
Ilustrim

Share:

Kievi i rezistoi edhe natës së dytë të bombardimeve dhe ofensivës ruse, ndërsa autoritetet ukrainase raportuan se forcat ruse kanë hyrë në Kharkiv, qyteti i dytë më i madh i madh i Ukrainës, i vendosur në lindje të vendit, pranë kufirit me Rusinë.

Në rajonin e Kievit, autoritetet ukrainase thanë se gjatë natës, rusët kanë bombarduar mbetje radioaktive pranë kryeqytetit. Momenti i goditjes me predha është regjistruar nga kamerat. Sipas të dhënave paraprake nga Inspektoriati Rregullator Nuklear i Ukrainës, për momentin nuk ka kërcënim radioaktiv përtej zonës së kontaminuar.

Brenda në Kiev u raportuan një seri shpërthimesh gjatë natës, dy prej të cilave thuhet se kanë shënjestruar dy ura që lidhin lindjen me perëndimin e kryeqytetit.

https://twitter.com/ArmedForcesUkr/status/1497867648142565378?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1497867648142565378%7Ctwgr%5E%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Fgazetasi.al%2Fofensiva-totale-e-moskes-ngec-ne-kiev-ne-kharkiv-ruset-hyjne-ne-qytet-luftime-te-ashpra-ne-tre-fronte%2F

Në Hostomel, ku ndodhet aeroporti në veri-perëndim të Kievit, Ukraina thotë se ka neutralizuar një kolonë me 56 tanke të forcave speciale ruse. Në këtë operacion të ushtrisë, Kievi thotë se ka mbetur i vrarë edhe Magomed Tushayev, gjenerali famëkeq i Ramzan Kadyrov, udhëheqësi i Republikës Çeçene, që thuhet se ka dërguar të paktën 10 mijë trupa speciale që luftojnë nën flamurin rus.

Në Vasylkiv, një qytezë e vogël 33 kilometra larg larg Kievit, rusët kanë bombarduar depozitat e naftës dhe të gazit. Lajmi konfirmohet edhe nga kryebashkiaku i qytezës.

Në Kharkiv, Ministria e Mbrojtjes e Ukrainës tha se rusët kanë hyrë në qytet dhe luftime të ashpra janë duke u zhvilluar rrugë më rrugë. Deklarata konfirmohet nga disa pamje që po qarkullojnë në rrjet, ku shfaqen trupat ruse në qytetin e dytë më të madh ukrainas. Ushtria ukrainase u ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve që të qëndrojnë nëpër vendstrehimet e tyre dhe të kenë besim se ajo “do t’i pastrojë rrugët” nga rusët.

https://twitter.com/_ZhN_/status/1497846976976617472?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1497846976976617472%7Ctwgr%5E%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Fgazetasi.al%2Fofensiva-totale-e-moskes-ngec-ne-kiev-ne-kharkiv-ruset-hyjne-ne-qytet-luftime-te-ashpra-ne-tre-fronte%2F

Pak orë më vonë, ushtria dhe drejtuesit lokalë të këtij qyteti dolën me deklaratën se kanë rimarrë plotësisht nën kontroll qytetin dhe se janë duke punuar për të ‘pastruar’ qytetin nga të gjithë armiqtë.

Në veri-lindje, qyteti i Sumyt mbeten nën kontrollin ukrainas, ndërsa gjatë natës ka pasur bombardime të fuqishme me artileri nga rusët. Autoritetet ukrainase thonë se ka viktima, ndërsa po gjatë natës raportuan se kanë sulmuar një karvan rus me karburant dhe kanë zënë rob dhjetra rusë, shkruan Gazeta Si.

Në Luhansk, rusët janë përpjekur që të shtyjnë përpara për të marrë nën kontroll zonat e banuara. Sipas ushtrisë ukrainase, ofensiva e tyre ishte e pasuksesshme dhe forcat ruse u detyruan që të tërhiqen pas humbjesh të mëdha në trupa dhe materiale ushtarake.

Në Kherson, rajonin në kufi me Krimenë është raportua avancimi më i madh i rusëve. Forcat ruse kanë shtyrë më në veri dhe beteja është zhvendosur për kontrollin e qytetit Skadovsk. Në Detin e Zi, forcat ajrore ukrainase tanë se kanë shkatërruar një avion rus SU-30SM.

Mediat ukrainase raportojnë se po në këtë front, qyteti i vogël, por me rëndësi të madhe strategjike, Nova Kakhovka ka rënë në duart e rusëve. Qyteza ndodhet në brigjet e lumit Dniper, që furnizon drejtpërdrejtë Krimenë me ujë.

Kryebashkiaku, Volodymyr Kovalenko tha se trupat ruse kanë marrë kontrollin e këshillit bashkiak dhe kanë hequr nga ndërtesa flamujtë ukrainas. Analistët thonë se fronti jugor është më i suksesshmi i rusëve deri më tani, duke kërcënuar kontrollin e tre qyteteve, Khersonm Mykolaiv dhe Melitopol.

Të shtunën një luftëanije ruse ka goditur dhe rrëzuar një tjetër avion rus Su-30, në një episod që dyshohet se ka ndodhur për mungesë koordinimi.

Të ngjashme