Sport
Ofendoi kundërshtarin me shprehje raciste, lojtari arrestohet nga policia pas ndeshjes
Demokracia
16:01 | 16 Maj 2022

Share:

Futbollisti i Corinthians, Rafael Ramos, u arrestua të shtunën me akuzën se kishte ofenduar me shprehje raciste një kundërshtar. Episodi përfshiu Edenilson, mesfushorin e Porto Alegre Internacional i cili dyshohet se mori ofendime raciste nga mbrojtësi portugez.

Ramos mohoi çdo akuzë, duke shprehur të gjithë pakënaqësinë e tij përmes një postimi në Instagram. Ndërkohë ndaj tij policia ka hapur një hetim.

“Nuk kam qenë, nuk jam dhe nuk do të jem kurrë racist”, ka shkruar ai.

“Falë Zotit që më edukuan me vetëdijen e plotë se në këtë jetë jemi të gjithë njësoj, me të njëjtat të drejta dhe të njëjtat detyra”, vijon Ramos në postim.

“Gjithmonë jam udhëhequr nga një qëndrim korrekt gjatë gjithë karrierës sime dhe tani nuk është ndryshe. Jo racizmit!”. Ramos, i cili u arrestua nga policia lokale pas ndeshjes, u lirua më pas me kusht të shtunën në mbrëmje./Demokracia.com/

Të ngjashme