Sport
Ofendoi gjyqtarin në derbin ndaj Napolit, futbollisti i Milanit pezullohet me dy ndeshje moslojë
Demokracia
18:21 | 16 Mars 2021

Share:

Komisioni disiplinor i Serie A-së ka ndëshkuar futbollistin e Milanit, Ante Rebiq me dy ndeshje moslojë.

Futbollisti kroat u ndëshkua për mosrespektim të gjyqtarit në ndeshjen ndaj Napolit, shkruan Demokracia.com.

Ai ishte ndëshkuar me karton të kuq në minutën e dytë të kohës shtesë.

Portieri i Milanit, Gigio Donnarumma u gjobit me dhjetë mijë euro për fyerjen ndaj kundërshtarëve të tij.

Nga ana tjetër, edhe futbollistët e Juventusit, respektivisht Lazios, Juan Cuadrado dhe Giovanni di Lorenzo u pezulluam me nga një ndeshje moslojë. /Demokracia.com

Të ngjashme