Lajme
Ofendoi dhe kanosi policët, arrestohet një person në Mitrovicë
Demokracia
09:32 | 08 Tetor 2022
Ilustrim

Share:

Policia e Kosovës ka njoftuar se është arrestuar një person në Mitrovicë, për shkak se i kishte kanosur dhe ofenduar zyrtarët policor.

Nëpërmjet raportit 24-orësh thuhet se rasti ka ndodhur përderisa zyrtarët policor po merreshin me një aksident trafiku.

“KANOSJE/Mitrovicë  07.10.2022 – 14:19. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për shkak se i kishte kanosur dhe ofenduar zyrtarët policor derisa po merreshin me një aksident trafiku”, thuhet në raportin e PK-së.

Sipas policisë i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje. /Demokracia.com/

Të ngjashme