Sport
Ofendoi gjyqtarin Genc Nuza, FFK nis hetimet ndaj drejtorit të Ballkanit, Nderim Nexhipit
Demokracia
09:42 | 08 Dhjetor 2021

Share:

Komisioni i Garave i Superligës dhe Ligës së Parë në përbërje Abdyl Bellopoja kryetar, Isak Ejupi dhe Agim Kastrati, anëtarë në mbledhjen e mbajtur me datë 07.12.2021, ka diskutuar për regjistrimin e ndeshjeve të xhiros së 17-të të BKT Superligës edicioni 2021/2022.

Ky komision nuk pas pasur shumë punë, pasi ka iniciuar vetëm një rast.

Drejtori sporti i Ballkanit, Nderim Nexhipi, nw ndeshjen Drenica – Ballkani (0:1), ka ofenduar gjyqtarin e ndeshjes Genc Nuzën, me çka edhe është përjashtuar me karton të kuq.

“Inicim disipilinor: Zyrtarit të FC ”Ballkani” Nderim Nexhipi me nr ID.024473M84. MOTIVI: Në minutën 8-të, fyen gjyqtarin kryesor të ndeshjes, për çka ishte ndëshkuar me karton të kuq direkt. Sipas raportit të gjyqtarit kryesor të ndeshjes Drenica –Ballkani”.  /Demokracia.com

 

Të ngjashme