Lajme
Odat Amerikane në Evropë solidarizohen me popullin e Ukrainës
Demokracia
17:55 | 25 Shkurt 2022

Share:

Këshilli i Odave Amerikane të Evropës, që përfaqëson 46 Oda Amerikane në të gjithë Evropën dhe Euroazinë, solidarizohet me popullin e Ukrainës.

Në komunikatën për media të Këshillit të Odave Amerikane në Evropë thuhet se pushtimi aktual i Ukrainës shkel të drejtën ndërkombëtare dhe rrezikon paqen dhe sigurinë në të gjithë rajonin. Ai përbën një kërcënim të qartë për vlerat themelore të dinjitetit njerëzor, demokracinë, sundimin e ligjit dhe solidaritetin.

“Ne bashkëndiejmë me të gjithë individët që janë afektuar drejtpërdrejt përgjatë tërë rajonit, duke përfshirë kolegët tanë në Odën Amerikane, anëtarët, partnerët dhe të afërmit e tyre”.

“Rrjeti ynë mbledh individë dhe organizata me lidhje të thella në tërë Evropën dhe Euroazinë, si dhe në mbarë botën. Ai ndërtohet mbi një besim të fuqishëm rreth rëndësisë së bashkëpunimit, dialogut dhe të kuptuarit kulturor. Veprimet ushtarake aktuale rrezikojnë ato ideale,” thuhet tutje në komunikatë.

Odat Amerikane në Evropë mbështesin të gjitha përpjekjet e vazhdueshme për të shmangur përshkallëzimin e mëtejmë, mbrojtjen e civilëve dhe ruajtjen e sigurisë dhe prosperitetit në të gjithë rajonin.

Të ngjashme