Barazia
“Oda për burra, kuzhina për gra”, ish-ambasadorja Çitaku i reagon imamit Krasniqi
Demokracia
22:30 | 13 Prill 2021

Share:

Ish-ambasadorja e Kosovës në SHBA, Vlora Çitaku i ka reaguar imamit të njohur, Shefqet Krasniqi, pasi ky i fundit tha se “oda është për burra, kuzhina për gra”.

Çitaku përmes një shkrimi në llogarinë e saj në Facebook, ka thënë se kuzhinieri më i mirë në botë është shqiptari, Rene Rexhepi.

“Nana ma ka mësuar si fëmijë që vlerat, vyrtytet dhe dhuntitë janë njerëzore, jo gjinore”, ka shkruar tutje ajo.

Postimi i plotë:

Oda tha është për burra, e kuzhina për gra. Epo, kish qenë mirë dikush me i tregu për Shotën, Xhevë Lladrovcin e shumë e shumë heroina tona.

Sa për kuzhinë, kuzhineri më i mirë në botë është shqiptari Rene Rexhepi.

Nana ma ka mësuar si fëmijë që vlerat, vyrtytet dhe dhuntitë janë njerëzore, jo gjinore. /Demokracia.com/

https://www.facebook.com/vlora.citaku.1/posts/10157723701517414

Të ngjashme