Lajme
Oda e Mjekëve reagon pasi një kardiolog u sulmua në QKUK
Demokracia
16:11 | 25 Qershor 2022

Share:

Oda e Mjekëve të Kosovës e ka cilësuar të papranueshëm sulmin ndaj kardiologut në Prishtinë.

OMK ka thënë se sulmi ndaj mjekëve “është bërë pjesë e protokollit të sjelljes së shërbimmarrësve nëpër institucione shëndetësore”.

Sipas odës, sulmet ndaj stafit nuk po kanë të ndalur dhe se ata nuk janë të mbrojtur e pa kujdes të veçuar apo mbrojtje nga pacientët apo familjarët e pacientëve.

“OMK kërkon nga institucionet shëndetësore, autoritetet kompetente të nivelit qendror dhe atij lokal, që të trajtojnë me seriozitetin më të madh sigurinë në vendin e punës, pasi që mundësia e ekspozimit ndaj kriminalitetit të dhunshëm ndaj mjekut është e madhe”, thuhet në njoftimin e odës.

LEXO EDHE:

Sulmohet një mjek në Klinikën e Kardiologjisë në QKUK

Të ngjashme