Intervista
Oda e Hotelerisë marrin premtime se s’do të ketë më mbyllje totale: Të pavaksinuarit të mos hyjnë në lokale
Demokracia
11:39 | 17 Mars 2022

Share:

akimi i ministrit të Shëndetësisë Rifat Latifi me shoqatën e sektorit të Gastronomisë, Hotelerisë dhe Sportit e Rekreacionit, po vlerësohet si i frytshëm nga hotelieret, të cilët thonë se institucionet e kanë kuptuar se pa marrëveshje ndërmjet tyre nuk ka vendime të mira, raporton Ekonomia Online.

Nga Oda e Hotelerisë thonë se kanë marrë premtime nga ministri Latifi nuk do të ketë më mbyllje totale për këtë sektor.

Kryetari i Odës së Hotelerisë dhe Turizmit, Hysen Sogojeva, në një intervistë për Ekonomia Online, ka thënë se nëse bashkëpunohet në këtë mënyrë, do të ketë vendime të mira.

“Dje e kemi pas një takim me ministrin edhe me përfaqësues të shoqatave të tjera. Në takim kanë qenë edhe zëvendësministrja edhe i gjithë kabineti i ministrit. Kjo është një shenjë e mirë që edhe ministria e përkatësisht ministri e ka kuptuar që pa marrëveshje, pa neve çdo vendim ose çdo gjë që merret nuk po del mirë në terren”.

“Prandaj ne dje ju thamë që i kemi përkrah dhe e përkrahim këtë iniciativë që tash e tutje të bashkëpunojmë që të dalim sa më mirë me vendime sepse Covidi e gjëra të tjera të cilat kanë qenë gjatë kësaj kohe, kanë ndikuar dukshëm sidomos për biznesin hotelier e turistik, që të jenë në prag të falimentimit. Prandaj, nëse bashkëpunojmë në këtë mënyrë atëherë vijmë deri te ajo që të kemi vendime të mira dhe të shpëtojmë çka mundemi me shpëtu”, tha Sogojeva.

Tutje ai bëri thirrje që pavarësisht lirimit të masave, në hapësira të mbyllura të mos lejohen qytetarët të cilët nuk janë të vaksinuar.

Sogojeva tha se ka gjasa të kthehemi në pikën zero pasi sipas tij pandemia ende nuk ka kaluar.

“Edhe pse kemi lirim të masave, mendoj që këto masa do të lirohen e nuk kemi me pas problem për këto masa, kanë me qenë të lira. Por, edhe pse e kemi këtë lirim të masave, unë apeloj që në hapësira të mbyllura, i lus të gjithë pronarët, të gjithë subjektet hoteliere turistike, në hapësira në mbyllura mos ti lëshoj njerëzit të cilët nuk i kanë së paku dy vaksina. Të mos kthehemi në pikën zero, mundemi me u kthy në pikën zero. Sipas informatave që i kemi do të thotë Covidi ende nuk ka kaluar, tash paraqitja e tij prap në Kinë. Mirë është që ne të vijmë deri te ajo që ta ruajmë vetveten, që të mos kthehemi në pikën zero ose në mbyllje”, tha ai.

E sa i përket takimit me Ministrin Latifi, Sogojeva tha se janë dakorduar që të mos ketë mbyllje totale.

“E mira e këtij takimi të djeshëm ka qenë që u dakorduam me propozimin e odës, ku me vete e kisha edhe Afrim Muqiqin që është drejtor i estradës, që në asnjë mënyrë mbyllja nuk vjen në shprehje. Do të bëjmë çmos edhe Ministria edhe ne si përfaqësues që mbyllje më të mos ketë. Lus edhe njëherë që t’i respektojmë këto masa që i kemi edhe kërkesa e dytë kërkesa ime personale si Kryetar i Odës Hotelerisë dhe Turizmit është vaksinohuni, merrne edhe vaksinën e tretë sepse  sipas të dhënave i kemi vetëm 5 për qind të popullatës deri tani e kanë marr vaksinën e tretë”, tha ai.

Sogojeva u shpreh do të ketë takime  çdo dy javë me ministrin e Shëndetësisë dhe çdo vendim që do të merret, do të jetë i përbashkët.

“Ne dje u dakorduam që tash me qenë takimi dy javoresh, do të thotë me 31 mars prapë e kemi takimin dhe do të jenë takime të rregullta që u dakorduam të gjithë dhe nëse vazhdojmë në këtë mënyrë është një e mirë për arsye se çfarë do vendimi që të vie, ka me qenë i përbashkët. Jo vendim i njëanshëm se vendimet e njëanshme pastaj po sjellin probleme, revolta e reagime”, raporton EO.

Të ngjashme