Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) ka paralajmëruar sot se është joreale të pritet që bota do të heqë qafe koronavirusin deri në fund të këtij viti.
Drejtori i OBSH-së për situatat emergjente Mike Ryan tha, megjithatë, se tragjedia e krizës së koronavirusit mund të shmanget duke zvogëluar numrin e viktimave dhe të pacientëve në spitale, raporton “Guardian”, përcjell kp.
Sipas OBSH-së, që nga fillimi i pandemisë, janë shënuar gati 114 milionë të prekur me COVID-19, ndërkohë që kanë vdekur si pasojë e kësaj sëmundjeje, mbi 2.5 milionë banorë.