Lajme
OBSH thotë se të gjitha hipotezat janë ende të hapura në hetim për origjinën e COVID-19
Demokracia
18:36 | 13 Shkurt 2021

Share:

Të gjitha hipotezat janë ende të hapura në kërkimin e Organizatës Botërore të Shëndetësisë për origjinën e COVID-19.

Këtë e ka bërë të ditur në një konferencë të premten Drejtori i Përgjithshëm i OBSH-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Demokracia.com

“Disa pyetje janë ngritur nëse disa hipotezat janë hedhur poshtë. Duke folur me disa anëtarë të ekipit, dëshiroj të konfirmoj se të gjitha hipotezat mbeten të hapura dhe kërkojnë analiza dhe studime të mëtejshme.”, tha ai.

Një mision i udhëhequr nga OBSH-ja në Kinë këtë javë tha se nuk do të shqyrtonte më tej çështjen nëse virusi dolo nga një laborator, gjë që e konsideroi shumë të vështirë.

Shtetet e Bashkuara kanë thënë se do t’i rishikojnë gjetjet e misionit.

Ekipi i OBSH-së ka thënë se hipotezat e tij kryesore janë se virusi ka origjinën nga një lakuriq, megjithëse ka disa skenarë të mundshëm se si ai kaloi te njerëzit.

Kujtojmë se ish-administrata e Presidentit të SHBA-ve Donald Trump, besonte se virusi mund të ketë dalur nga një laborator në Wuhan. Kjo është mohuar nga Kina./Demokracia.com

Të ngjashme