Lajme
OBSH: Rreth 15 milionë vdekje nga Covid-19 në botë
Demokracia
17:04 | 05 Maj 2022

Share:

Të dhënat e reja nga Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) tregojnë se gjatë dy viteve ka pasur më shumë vdekje nga Covid-19. OBSH ka deklaruar se numri i plotë i vdekjeve i lidhur drejtpërdrejt ose indirekt me pandeminë Covid-19 ishte afërsisht 15 milionë.

“Këto të dhëna tregojnë ndikimin e pandemisë. Gjithashtu, ka theksuar nevojën që të gjitha vendet të investojnë në sistemet shëndetësore”, tha Tedros Adhanom Ghebreyesus, drejtori i Përgjithshëm i OBSH-së.

Vdekshmëria e tepërt përfshin vdekjet e lidhura me Covid-19 drejtpërdrejt. Shumica e vdekjeve të tepërta (84%) janë të përqendruara në Azinë Juglindore, Evropë dhe Amerikë.

Rreth 68% e vdekjeve të tepërta janë të përqendruara në vetëm 10 vende të botës. Vendet me të ardhura mesatare përbëjnë 81% të 14.9 milionë vdekjeve të tepërta. Sipas të dhënave 53% ishin në vendet me të ardhura mesatare të ulëta dhe 28% në vendet me të ardhura mesatare të larta.

Të dhënat konfirmojnë se numri global i vdekjeve ishte më i lartë për burrat 57% sesa për gratë 43%.

Gjithashtu ishte më i lartë në mesin e të rriturve të moshuar. Numri absolut i vdekjeve të tepërta ndikohet nga numri i popullsisë. Numri i vdekjeve të tepërta për 100,000 banorë, jep një pamje më objektive të pandemisë. Kjo ndryshe nga të dhënat e raportuara të vdekshmërisë së përgjithshme.

“Matja e vdekshmërisë së tepërt është një komponent thelbësor për të kuptuar ndikimin e pandemisë. Ndryshimet në tendencat e vdekshmërisë u ofrojnë vendimmarrësve informacion për të udhëhequr politikat. Gjithashtu, ndikojnë për të reduktuar vdekshmërinë dhe për të parandaluar në mënyrë efektive krizat e ardhshme,”tha Samira Asma, Ndihmës Drejtoresha e Përgjithshme për të Dhënat, Analizat dhe Dorëzimin në OBSH.

Të ngjashme