Lajme
OBSH pezullon miratimin e vaksinës ruse Sputnik-V
Demokracia
20:26 | 13 Tetor 2021

Share:

Organizata Botërore e Shëndetësisë ka pezulluar miratimin e vaksinës ruse, Sputnik V në listën e vaksinave të miratuara prej saj që mund të përdoren nga qytetarët.

Ky pezullim është bërë për shkak të mungesës së dokumentacionit dhe arsye të tjera proceduriale.

“Ne po punojmë me Ministrinë Ruse të Shëndetësisë pothuajse çdo ditë për të adresuar çdo çështje të mbetur që duhet të plotësohet nga Fondi i Investimeve Direkte Ruse, ” tha Mariangela Simao, ndihmës drejtore e përgjithshme e OBSH-së në ilaçe dhe produkte shëndetësore.

Ministri rus i Shëndetësisë, Mikhail Muraska kishte thënë në fillim të këtij muaji se të gjitha pengesat për regjistrimin e vaksinës nga OBSH ishin tejkaluar dhe se vetëm disa procedura burokratike kishin mbetur për t’u përfunduar, por mesa duket Rusia nuk do e ketë kaq të lehtë. /Demokracia.com/

Të ngjashme