Lajme
OBSH: Lufta në Ukrainë mund ta përkeqësojë pandeminë Covid-19
Demokracia
07:39 | 14 Mars 2022
Ilustrim

Share:

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) tha të dielën se është e shqetësuar se  lufta në Ukrainë  mund të përkeqësojë pandeminë Covid-19 dhe po përpiqet të bëjë më shumë për të kufizuar përhapjen e sëmundjeve infektive.

Rastet në rajon janë ulur nga java e kaluar, por ekziston rreziku i konsiderueshëm që të ketë sëmundje më të rënda dhe vdekje për shkak të shkallës së ulët të vaksinimit në Ukrainë, si dhe në mesin e më shumë se 2 milionëve që kanë ikur nga vendi në zonat përreth dhe rajone që gjithashtu kanë shkallë të ulët të vaksinimit, raporton CNN, transmeton Demokracia.com.

Shkalla e vaksinimit ndaj Covid-19 në Ukrainë është rreth 34 për qind, ndërsa në Moldavi është rreth 29 për qind, sipas  Our World In Data .

Ka pasur gjithsej 791,021  raste të reja të Covid-19  dhe 8,012 vdekje të reja në Ukrainë dhe në vendet përreth midis 3 dhe 9 marsit,  tha një raport i situatës së OBSH-së i  publikuar të dielën./Demokracia.com./

Të ngjashme