Lajme
OBSH-ja jep këshilla të reja për trajtimin e COVID-19
Demokracia
19:46 | 26 Janar 2021

Share:

Organizata Botërore e Shëndetit, ka publikuar ditën e sotme këshillat e reja në trajtimin e pacientëve të infektuar me Covid-19, përfshirë edhe ata që vazhdojnë të shfaqin simptoma pas shërimit.

“Këshilla e re në përditësimin e sotëm është që personat të cilët kanë Covid-19 dhe po trajtohen në shtëpi, duhet të masin vazhdimisht nivelet e oksigjenit për të parë nëse gjendja ka përmirësim apo duhet trajtuar në spital,” tha zëdhënësja e OBSH’së Margaret Harris.

OBSH gjithashtu ka njoftuar se rekomandon përdorimin e barnave në doza të vogla, kundër mpiksjes së gjakut, raporton Reuters

Margareth Harris, ka konfirmuar në konferencën e sotme për gazetarët në Gjenevë, se ekipi i ekspertëve nga OBSH’ja që aktualisht gjendet në qytetin kinez Wuhan për të zbuluar origjinën e virusit, duhet të braktisin qendrën e karantimit për të vazhduar me punën e tyre.

Harris ka refuzuar të komentoj raportimet për shtyrjen e vaksinimit në vendet e Bashkimit Europian.

Ajo shfrytëzoi rastin për të theksuar se nuk ka të dhëna konkrete, ku prioritet i OBSH-së mbeten punonjësit shëndetësorë në të gjitha vendet dhe shpreson që në 100 ditshin e parë të këtij viti të vaksinohen ata.

Të ngjashme