Auto&Tech
Objekti hapësinor goditi shtëpinë e tyre, familja i kërkon kompensim NASA-s
Demokracia
08:30 | 29 Qershor 2024

Share:

Një objekt që ra nga hapësira shkatërroi çatinë e një shtëpie në Florida. Fatmirësisht, pavarësisht dëmeve në shtëpi, objekti nuk shkaktoi të lënduar, teksa familja kërkoi një dëmshpërblim nga NASA që arrin deri në 80 mijë dollarë.

Ekspertët rrëfejnë se objekti që ra në shtëpinë e familjes Otero, ishte pllakë metalike cilindrike, nga një paletë e stacionit Ndërkombëtar të Hapësirës. Agjencia amerikane e hapësirës më vonë konfirmoi se mbeturinat erdhën nga pajisjet e saj mbështetëse të fluturimit. Cilindri metalik peshonte afërsisht 700 gram.

Familja Otero ka vendosur të paraqesë një kërkesë kompensimi në NASA për dëmtimin e pronës dhe ndikimin që kjo ngjarje pati në jetët e tyre. “Klientët e mi duan kompensim adekuat që merr parasysh stresin dhe ndikimin që kjo ngjarje ka pasur në jetën e tyre”-tha avokati Mica Nguyen Worthy në një deklaratë.

Rikujtojmë, se një koncept fantastiko-shkencor për të ndërtuar një hekurudhë hënore mund të jetë një hap më afër realitetit, pas marrjes së parave dhe kohës nga NASA. Projekti “Flexible Levitation on a Track (Float)” do të përdorte magnet për të “notuar” si një tabaka robotike në sipërfaqen e Hënës, duke i lejuar astronautët të transportojnë objekte dhe materiale më lehtë.

Float u propozua për herë të parë në 2021 dhe është një nga gjashtë idetë e zgjedhura për t’u mbështetur në fazën e dytë të programit “Innovative Advanced Concepts (NIAC)” të NASA-s. Në planet e paraqitura nga NASA, çdo robot lundrues individual do të ishte në gjendje të transportonte deri në 30 kilogramë ngarkesë në shina hekurudhore.

Të ngjashme