Lajme
Objekt i dyshimtë para ambasadës ruse në Selanik, evakuohet konsullata
Demokracia
19:53 | 24 Shkurt 2023

Share:

Një objekt i dyshimtë është gjetur para konsullatës ruse në Selanik të Greqisë.

Sipas mediave greke, një person i paidentifikuar ka lënë një çantë të zezë para konsullatës dhe më pas është larguar me vrap.

Policia ka rrethuar zonën dhe ka ndaluar qarkullimin për këmbësorët dhe automjetet në zonën rreth ambasadës ruse. Banorët zyrtarët që ndodheshin në konsullatë u evakuuan dhe më pas u bë shpërthimi i kontrolluar i objektit të dyshimtë në çantën e zezë.

Të ngjashme