Lajme
Obiliqi, Fushë Kosova, Drenasi dhe një lagje e Prishtinës mbesin pa ujë, kjo është arsyeja
Demokracia
11:31 | 25 Janar 2021

Share:

Kompania Rajonale e Ujësjellësit (KRU) “Prishtina”, ka njoftuar se në disa qytete të Kosovës do të ketë ndërprerje të furnizimit me ujë të pijshëm.

Zonat të cilat do të kenë ndërprerje të furnizimit me ujë të pijshëm janë: Obiliq, Fushë Kosovë, Drenas dhe lagjja Kalabria në Prishtinë, shkruan Demokracia.com

Sipas KRU “Prishtina” kjo po ndodh si pasojë e reshjeve të shiut në ditët e fundit,  që kanë krijuar rritje të rrjedhave sipërfaqësore në zonat fushore dhe pastaj të njejtat kanë përfunduar sërish te kanali i Ibër Lepencit, duke shkaktuar turbullira.

Ndërsa theksohet se në momentin që kushtet lejojnë që uji të trajtohet dhe të garantohet cilësia e duhur pas trajtimit,  KRU “Prishtina” njofton se do të rikthehet gjendja normale me trajtim dhe furnizim.

Njoftimi i plotë i KRU “Prishtina”, pa ndërhyrje:

Reduktime të ujit si pasojë e turbullirës në kanalin e Ibër Lepencit ,

Prishtinë, 25 janar  – Si pasojë e reshjeve të shiut ditët e fundit, janë rritur rrjedhjet sipërfaqësore në zonat fushore dhe pastaj të njejtat kanë përfunduar sërish te kanali i Ibër Lepencit, kanal prej të cilit merret uji i pa përpunuar për tu trajtuar pastaj për pije ( ITUP Shkabaj ). Si shkak i kësaj, kemi rritje të turbullirës në atë nivel që bënë të pamundur trajtimin e ujit për pije konform standardeve dhe teknologjisë që posedojmë. Me qëllim që të ruajmë kualitetin e ujit për pije, t’i ruajmë pajisjet teknologjike, jemi të detyruar të zvogëlojmë në minimum prodhimin e ujit nga ky Impiant, me çrast jemi detyruar të ndërprejmë furnizimin me ujë të pijshëm për konsumatorët e zonave: Obiliq, Fushë Kosovë, Drenas dhe lagjja Kalabria në Prishtinë. Si pasojë e ndërprerjes së punës në ITUP Shkabaj, edhe disa zona tjera në Prishtinë do të kenë reduktime në periudhën e mesditës dhe gjatë natës, më konkretisht ata të cilët furnizohen me ujë nga sistemi i Badocit si dhe nga Kodra, për shkak të alternativave teknike për furnizim të zonave më të afektuara nga kjo turbullirë. Në momentin që kushtet lejojnë që uji të trajtohet dhe të garantohet cilësia e duhur pas trajtimit, ne do e rikthejmë gjendjen normale me trajtim dhe furnizim.

Kërkojmë ndjesë dhe ju falënderojmë për mirëkuptim!/Demokracia.com

https://www.facebook.com/kurprishtina/photos/a.590959601051669/1812910628856554/

Të ngjashme