Sukseset në arenën ndërkombëtare të sportistëve tanë në lëmi të ndryshme po bën që sporti kosovar të “pushtojë” çdo herë e më shumë zemrat e të rinj tanë.
Qyteti i Obiliqit i cili mburret për talentet e rinj të nxjerrë në sporte të ndryshme, nga tash do të ketë një mundësi më shumë.
Është shkolla e gjimnastikës që është hapur në këtë vend e që është e para dhe atë fal punës së madhe që po bën profesori i njohur i kësaj lëmie Shqiprim Imeri.
Ai përmes një postimi në Facebook ka njoftuar së në Obiliq, është hapur për herë të parë shkolla e gjimnastikës.
“Të nderuar qytetarë të Komunës së “Obiliqit” kemi kënaqësinë t’iu u njoftojmë që së bashku me kryetarin e klubit Prof. Ali Imeri e sjellim për herë të parë Sportin e Gjimnastikës në vendin e juaj.
Faleminderit Drejtorisë së Sportit për mundësinë e dhënë.
Historia shkruhet vetëm njëherë.
Faleminderit Zotit për shëndetin.
Ju mirëpresim!”, ka shkruar Imeri në Facebook. /Demokracia.com