Dy persona janë arrestuar nga policia pasi të njëjtit e kishin sulmuar fizikisht një person në fshatin Plemetin të Obiliqit.
Ngjarja ka ndodhur të shtunën pas mesnate.
Derisa nuk dihet arsyeja se pse ka ardhur deri tek konfrontimi fizik.
“Me datën 10.12.2022, rreth orës 00:10 kemi marrë informatën se në një lokal në fshatin Plemetin të Obiliqit, një person është sulmuar fizikisht nga dy persona të dyshuar.
Njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë nisur një hetim lidhur me rrethanat e këtij rasti dhe menjëherë kanë identifikuar dhe arrestuar dy personat e dyshuar:
– S.J, mashkull, 22 vjeç dhe
– M.B, mashkull, 20 vjeç.
Personat e dyshuar pas intervistimit, me vendim të prokurorit, janë liruar në procedurë të rregullt, ndaj tyre është hapë rast për veprën lëndim trupor”.