ShowBiz
Obama feston ditëlindjen, ky është kushti i veçantë për të ftuarit
Demokracia
08:28 | 01 Gusht 2021

Share:

Ish-presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës Barack Obama pas pak ditësh do të festojë 60-vjetorin e lindjes.

Sipas mediave, ai është duke përgatitur një festë të madhe me VIP -a të ndryshëm në Martha’s Vineyard.

Obama ka lindur në 4 gusht 1961 dhe do të organizojë festën në pronën e tij në Massachusetts të blerë në 2019.

Mes të ftuarve do të jetë George Clooney, Oprah Winfrey dhe të gjithëve u është kërkuar që të kenë një test negativ Covid.

Obama zakonisht organizon festime të mëdha për ditëlindjet e tij të rëndësishme.

Kur mbushi 55 dhe 50 vjeç ai organizoi festat në Shtëpinë e Bardhë me të ftuar si Jay-Z, Stevie Wonder, Tom Hanks, Chris Rock, Ellen DeGeneres dhe Paul McCartney.

Të ngjashme