Kryetari i VV-së, Albin Kurti, i ka dërguar një letër kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhikut.
Aty, direkt i ka kërkuar koalicion dhe bashkëpunim.
Kurti thotë se votuesit e dy partive e përkrahin këtë koalicion.
Por, në fushatë, Kurti kishte krejt tjera fjalë. Thoshte se koalicioni me LDK-në nuk mund të zgjatë as 5 orë.
“Deri më 9 shkurt le ta kursejmë edhe gjumin po jo punën. Prandaj, vetëm kështu do të jemi të sigurt që i kalojmë 500 mijë vota dhe e kemi fitoren e cila na e mundëson të qeverisim sigurt, vetë ne, vetë ne që vetëvendosim pa kurrfarë nevojë për dikë tjetër, I cili veç ka dashtë me na qit zall në rrota në rastin ma të mirë por përndryshe s`ia ka dashtë të mirën vendin tonë. Me këtë rast unë jua konfirmoj edhe njëherë, na e kemi provu koalicionin me ta 51 ditë na ka zgjatë. O për zotin qetash as 5 orë s`mundet me zgjatë. Kështu që na s`bojmë koalicion me ta. Na kemi koalicion me njëri-tjetrin, me popullin”, thoshte ai nga Prizreni.