Lajme
Nxirret foshnja e gjallë nga rrënojat pas sulmit ajror izraelit në Rafah të Gazës (VIDEO)
Demokracia
11:46 | 30 Dhjetor 2023

Share:

Ekipet e shpëtimit në qytetin Rafah, në jug të Gazës, kanë nxjerrë të gjallë një foshnjë nga rrënojat pas një sulmi ajror izraelit.

Foshnja ishte strehuar në një shtëpi me familjen e saj kur ndodhi sulmi, i cili vrau nënën dhe motrën e saj. Babai dhe vëllai i saj i vogël mbijetuan, raporton BBC, transmeton Klankosova.tv.

Sulmi ajror vrau 20 persona dhe plagosi 55 të tjerë, sipas një zëdhënësi të ministrisë së Shëndetësisë të drejtuar nga Hamasi.

Më shumë se 21,500 njerëz – kryesisht fëmijë dhe gra – janë vrarë gjatë sulmeve izraelite në Gaza, sipas ministrisë së Shëndetësisë të drejtuar nga Hamasi.

Mijëra të tjerë besohet se janë ende nën rrënojat e ndërtesave të shkatërruara nga sulmet ajrore dhe artilerie.

Izraeli filloi fushatën ushtarake në Gaza pasi Hamasi sulmoi Izraelin më 7 tetor, duke vrarë rreth 1200 njerëz – shumica civilë – dhe duke marrë rreth 240 pengje.

Të ngjashme