Lajme
Nxënësja që u rrëzua nga kati i dytë i shkollës në Pejë është 13-vjeçare
Demokracia
14:48 | 11 Janar 2022

Share:

Një fëmijë ka rënë nga kati i dyti i një shkolle fillore në Komunën e Pejës.

Fëmija fillimisht është dërguar në Spitalin e Pejës dhe më pas është përcjellë për në QKUK.

Lajmin për Paparacin e ka konfirmuar zëdhënësi i Spitalit të Pejës, Naim Sahiti.

“Pacienti është përcjellë në QKUK për shkak të politraumës. Do të thotë ka lëndime të rënda. Është viti i lindjes 2008. Ka gjakderdhje në kokë dhe në dy duart, por si politraumë ka shkuar atje. Gjendja e saj nuk është e mirë”, tha ai për Paparacin.

Mediumi ka kontaktuar me Policinë e Kosovës, mirëpo të njëjtit kanë thënë se deri në ato momente nuk është raportuar për një rast të tillë.

Paparaci do të ju mbajë të informuar.

Të ngjashme