Lajme
Nxënësit në Preshevë detyrohen të mësojnë në librat ku Kosova referohet si “Kosova dhe Metohija”
Demokracia
21:56 | 13 Tetor 2022
Ilustrim

Share:

Kryetari i Luginës së Preshevës, Shqiprim Arifi, ka publikuar një foto në Fecebook ku ka thënë nxënësit shqiptarë të Luginës së Preshevës detyrohen të mësojnë me librat e vitit 1996, ku Republika e Kosovës – quhet Kosovë dhe Metohi.

Arifi në një postim në rrjetin social “Facebook”, ka shkruar se më e shëmtuara është se disa institucione paralele në arsim financohen edhe nga Serbia edhe nga buxheti i Republikës së Kosovës.

Postimi i plotë i Arifit, pa ndërhyrje:

Më poshtë po ndaj me ju një fragment të librit në Lëndën e Gjeografisë të klasës së VI-të, ku nxënësit shqiptarë të Luginës së Preshevës janë të detyruar të përdorin. Në të cilën thuhet se “Rrafshina e Kosovës dhe Metohisë përbën një tërësi të zonës ….”.

Përderisa bashkëmoshatarët e tyre të komunitetit minoritar serb në Republikën e Kosovës, mësojnë sipas plan-programit arsimor të Serbisë, nxënësit shqiptarë të Luginës së Preshevës detyrohen të mësojnë me librat e vitit 1996, ku Republika e Kosovës – quhet Kosovë dhe Metohi.

Më e shëmtuara është se disa institucione paralele në arsim finansohen edhe nga Serbia edhe nga buxheti i Republikës së Kosovës.

Pra, siç duket politikat e proklamuara të “Reciprocitetit” po rezultojnë makulaturë dhe demagogji politike.

Të ngjashme