Lajme
‘Nxehet keq’ zyrtari i LVV-së: Kosova nuk është projekt perëndimor
Demokracia
21:04 | 24 Gusht 2022

Share:

Zyrtari i Lëvizjes Vetëvendosje, Pajtim Balaj ka deklaruar se “Kosova nuk është projekt perëndimor”.

Balaj përmes një replike në rrjetin social Twitter, ka cilësuar se “nuk do të lejohet që të ndërtohen kombe”, duke pasur ndërmend këtu bashkësinë ndërkombëtare.

“Kosova nuk është projekt perëndimor, por është rezultat i gjakut të derdhun të mija burrave dhe grave në përpjekjen e tyre për liri dhe bashkim. Kurrë s’do të lejohet e ju me maru kombe sa herë t’iu teket. A kanë dështu me na bo jugosllav? Po kështu, keni me dështu me kosovarizma”, ka thënë ai.

Të ngjashme