Lajme
Nxehet debati në Kuvend: Replika e kundër-replika mes Glauk Konjufcës dhe Ganimete Musliut
Demokracia
19:44 | 22 Mars 2021

Share:

Në Kuvendin e Kosovës po vijon debati mes kryeparlamentarit Glauk Konjufca dhe deputetes Ganimete Musliu.

Kjo pas deklaratës së kësaj të fundit, lidhur me vizitën e zyrtarëve  të LVV-së në Skenderaj të Drenicës, dhe pasi ajo tha se Kurti është kryeministri i parë fëmijët e të cilit nuk flasin shqip  raporton Demokracia.com.

Ndaj kësaj ka reaguar kryeparlamentari Glauk Konjufca, i cili i ka tërhequr vërejtjen dhe ka kërkuar “të eliminohet gjuha denigruese nga fjalori”.

“Zonja Musliu ta eliminojë gjuhën denigruese nga fjalori. Herën tjetër, kjo ishte vetëm tërheqje e vërejtes, për zonjën Musliu, që çështje të tilla t’i largoni nga fjalori se kjo është gjuhë jo-parlamentare. Nuk keni të drejtë në replikë”, tha ai.

Megjithatë, Konjufca i ka dhënë fjalën Ganimete Musliut “për ta përmirësuar gabimin e saj”, raporton Demokracia.com.

Fjalën e ka shkurtër deputetja Musliu ta përmirësojë gabimin e saj, tha ai.

“Këtë standard e keni bërë ju dhe mësohu me këtë. Ju i keni përmend emrat e fëmijëve të liderëve tanë dhe tani mësohuni me këto”, tha Musliu në fjalën e saj./Demokracia.com

https://www.facebook.com/demokraciacom/videos/969861250423273

Të ngjashme