Sport
Nxehen gjakrat te Brazili, ylli i Real Madridit kapet me Richarlisonin, ndërhyjnë shokët e ekipit
Demokracia
17:00 | 05 Qershor 2022

Share:

Një episod aspak i këndshëm është parë të shtunën në qëndren stërvitore të Brazilit.

Futbollistët Richarlison dhe Vinicius Junior janë përleshur mes tyre, teksa është dashur ndërhyrja e shokëve të skuadrës për të qetësuar situatën.

Nuk dihet se çfarë shkaktoi këtë, por kjo ka acaruar stafin drejtues.

Sulmuesi Richarlison njihet botërisht për temperamentin e tij, teksa e kemi parë shpeshherë edhe te Everton protagonist i rasteve të ngjashme.

Brazili do të përballet me 6 qershor me Japoninë në orën 12.20, në një sfidë miqësore./Demokracia.com/

Të ngjashme
Sport • 19 Prill 2025