Superliga e Kosovës në futboll rikthehet në mesjavë me ndeshjet e xhiros së 31-të.
Kryendeshja e kësaj xhiro padyshim është në Suharekë me Ballkanin dhe Dritën që sfidohen për pikët e plota, raporton Demokracia.com.
Sfida në Suharekë do të drejtohet nga gjyqtari kryesor, Genc Nuza me dy ndihmësit e tij, Fatlum Berisha dhe Granit Hyseni.
Mentor Ajeti me asistentët, Edmond Zeqiri dhe Fatmir Sekiraqën janë deleguar në takimin tjetër interesant mes Gjilanit dhe Prishtinës.
Mëposhtë ju sjellim delegimet e plota të gjyqtarëve./Demokracia.com/