Lajme
Nushi: Vetëvendosje do prokurorë si Elez Blakaj, që janë të frikësueshëm e të shantazhueshëm kollaj
Demokracia
11:58 | 21 Gusht 2023

Share:

Sekretari i PSD-së, Nol Nushi, ka kritikuar pushtetin e Vetëvendosjes dhe sulmet e tyre që po bëhen në drejtim të prokurorëve dhe në përgjithësi ndaj sistemit të drejtësisë.

Nushi në Facebook ka thënë se të vetmin prokuror që Vetëvendosjes e lavdëron është Elez Blakaj.

Ai ka thënë se Blakaj është treguar frikacak dhe nuk është prokuror cilësor, e që sipas tij, Vetëvendosje dëshiron të ketë këso prokurorë.

“Pikerisht keso prokurore i do qeveria. Te frikesueshem e te shantazhueshem kollaj.” – ka shkruar ndër të tjera Nushi.

Statusi i plotë:

I vetmi prokuror qe e lavdon VV-ja eshte Elez Blakaj.

E pikerisht ky nuk e ka asnje atribut te prokurorit cilesor.

Ai eshte treguar frikacak. Ne prballjen e pare me qeverine, ai ka ike. Ka kerku azil ne Amerike.

Pikerisht keso prokurore i do qeveria. Te frikesueshem e te shantazhueshem kollaj.

Të ngjashme