Lajme
Nushi tallet me takimet e Kurtit: Në SHBA, kryeministri ka takuar themeluesin e KFC
Demokracia
15:28 | 11 Maj 2022

Share:

Tash e një javë kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, po qëndron për vizitë zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës [SHBA] edhe pse nuk ka takuar asnjë zyrtar të Shtëpisë së Bardhë deri më tani.

Meqë vizitat e Kurtit në Amerikë po janë kryesisht në disa kompani të njohura, në Kosovë kanë filluar talljet me të.

Nol Nushi i PSD-së ka thënë me ironi se Kurti në Amerikë ka takuar edhe themeluesin e KFC-së duke publikuar një fotografi të Kurtit me gazetarin Dukagjin Goranin, i cili sipas Nushit, ngjason me logon e këtij rrjeti të ushqimeve të shpejta.

“Ne Sh.B.A, Kryministri Kurti ka takuar themeluesin e KFC. I ftoi ata qe ta fusin ne menyne e tyre “Kaçikun me Oriz” si dhe ta inkuadrojne poashtu edhe lojen tradicionale shqiptare “Jadec”.”, ka shkruar Nushi në profilin e tij në Facebook.

Ndërkohë Kurti deri më tani nuk ka takuar ndonjë nga zyrtarët e lartë të Amerikës.

Të ngjashme
Lajme • 02 Qershor 2024