Lajme
Nushi reagon për deklaratën e Sallahut: Po shpërndajnë budallallëk
Demokracia
18:34 | 01 Qershor 2022

Share:

Zëvendësministri i Drejtësisë, Blerim Sallahu, punën e Ministrisë së Drejtësisë e krahasoi me shpërndarjen e vajit në tepsi, gjë që ka nxitur shumë reagime – një prej tyre është edhe sekretari i Partisë Socialdemokrate të Kosovës, Nol Nushi.

Nushi tha se niveli i shpërndarjes së budallëkut nga zyrtarët qeveritarë është i barabartë me nivelin e shpejtësisë së shpërndarjes së vajit në tepsi.

“Kurse unë ju them me përgjegjësi të plotë që niveli i shpejtësisë së shpërndarjes së budallëkut nga këta zyrtarë qeveritarë është i barabartë me nivelin e shpejtësisë së shpërndarjes së vajit në tepsi”, tha Nushi.

Ndërsa Sallahu tha se me shpejtësinë e shpërndarjes së vajit në tepsi e krahason punën nga ministria që udhëheq Albulena Haxhiu.

“Po iu them këtu me plotë përgjegjësi, se niveli i shpejtësisë së punës së ministrisë së Drejtësisë dhe cilësisë gjithashtu, mund të krahasohet gjithashtu me nivelin e shpejtësisë së shpërndarjes së vajit në tepsi”, ka thënë Sallahu në ATV.

Të ngjashme