Lajme
Nushi: Protestojmë kundër marrëveshjes së Ohrit dhe mashtrimit që Kurti u ka bërë qytetarëve
Demokracia
18:40 | 24 Mars 2023

Share:

Nol Nushi nga PSD-ja ka bërë të ditur se nesër do të protestohet kundër marrëveshjes së Ohrit dhe sipas tij, kundër mashtrimit që Kurti u ka bërë qytetarëve.

“Nesër protestojmë edhe kundër marrëveshjes së Ohrit, por protestojmë edhe kundër mashtrimit që kryeministri Kurti dhe Qeveria Kurti i ka bërë qytetarëve të Kosovës me nënshkrimin e kësaj marrëveshje, apo pranimin e kësaj marrëveshje”, u shpreh ai.

Nushi tutje tha se konsiderojnë që marrëveshje është e dobët dhe e dëmshme, përcjell Klankosova.tv.

“Ne konsiderojmë që marrëveshja është e dobët shumë, është e dëmshme, nuk përfitojmë asgjë dhe obligohemi që të themelojmë Asociacionin, i cili ka me qenë problem që do ta trashëgojë Kosova për vite të tëra dhe do ta pamundësojë shtetndërtimin, apo funksionalizimin e plotë të shtetit të Kosovës”.

“Njëkohësisht konsiderojmë që gënjeshtra e z.Kurti, mashtrimi që ai i ka bërë elektoratit është rrezik për demokracinë, sepse të marrësh kaq shumë besim nga qytetarët e ta tradhtosh atë besim, nuk do të mund të kalohet aq kollaj”, u shpreh tutje ai.

Të ngjashme