Lajme
Nushi: Kurti tu e paketu Zajednicën, për me na e shitë si Asociacion OJQ
Demokracia
10:17 | 07 Shkurt 2023

Share:

Zyrtari i PSD-së, Nol Nushi ka ironizuar me kryeministrin, Albin Kurti, i cili u pa duke paketuar keksat në një fabrikë në Prizren.

Nushi ka thënë se Kurti po e paketon Zajednicën dhe të cillën po dëshiron që ta shes si OJQ.

“Kryeministri tu e paketu Zajednicen, per me na e shite si Asociacion OJQ.” – ka shkruar ai në Twitter.

Më tej, Nushi ka thënë se: “kete fore kane me honger si keks plot analista e militanta te internetit!”

Ndryshe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, të hënë bashkë me ministrin e Financave, Hekuran Murati kanë vizituar ndërmarrjen “Liri”, në Prizren. Fabrikë kjo që bën prodhimin e keksave “Sempre”.

Kurti gjatë vizitës së tij shfyrëzoi rastin që të angazhohet edhe me “punë”, ku në fotografitë që publikoi Zyra e Kryeministrit, ai u pa duke i paketuar keksat “Sempre”.

Gjithashtu, Kurti zgjodhi fjalët më të mira për keksat dhe bëri thirrje për kujdes pasi sipas tij, “ka keksa që duke si sempre por nuk janë sempre”.

Të ngjashme