Lajme
Nushi i PSD-së: Policët u ftuan t’i ndërprejnë pushimet për të na arrestuar
Demokracia
15:02 | 02 Dhjetor 2023

Share:

Nol Nushi nga Partia Socialdemokrate ka reaguar pas lirimit të tij dhe 5 anëtarëve të tjerë të PSD-së përfshirë kryetarin Dardan Molliqaj.

Ai ka thënë se me dhjetëra policë u angazhuan për arrestim, ndalim, e transport dhe madje u ftuan edhe policë t’i ndërpresin pushimet.

“Krejt kjo humbje e kohe dhe resurseve publike per te na mbajtur te izoluar me qellim.”, ka shkruar Nushi.

Ky është postimi i tij: 

Na mbajten ne ndalim 48 oresh, 6 prej nesh sepse gjuajtem me petarde te vitit te ri.
Me dhjetra police u angazhuan per arrest, ndalim, transport e kujdes per ne. U angazhuan avokate sipas detyres zyrtare. U ftuan plot police qe ti nderprejne pishimet. Pa asnje arsye logjike.
Krejt kjo humbje e kohe dhe resurseve publike per te na mbajtur te izoluar me qellim.
Nderkohe, ndodhen vrasje e plot krime te tjera.

Të ngjashme