Nol Nushi i PSD-së tha se shpenzimet për derivate të deputetëve janë bërë në ditën kur është shtrenjtuar energjia elektrike, e që sipas tij, kjo është bërë për ta shpërqendruar temën.
Nushi thotë se sipas këtyre listave, presidentja Vjosa Osmani i ka përfituar 4 mijë euro për derivate, për udhëtimin e saj nga Mitrovica në Prishtinë.
“Diten kur e shtrejtojne rrymen, keta i publikojne shpenzimet per derivate te deputeteve qe me shpërqendrua temën. Por, ne qato lista del qe Vjosa Osmani, i ka qepu nja 4000€ derivate kishe po vjen prej Mitrovices ne Pr. Sille ka te sillsh, keq po ju del hesapi”, shkroi Nushi.
Kujtojmë se sot ZRrE-ja sot ka marrë vendim për shtrenjtimin e energjisë elektrike për ata që harxhojnë më shumë se 800 kWh.