Lajme
Nushi drejtuar aktivistëve të VV-së: Ejani e kundërshtojmë bashkë Zajednicën
Demokracia
14:45 | 18 Mars 2023

Share:

Anëtari i PSD-së, Nol Nushi, u ka bërë thirrje që të kundërshtohet Zajednica dhe marrëveshja që po pritet të formaliziohet në Ohër.

Thirrjen Nushi e ka drejtuar sidomos tek aktivistët e VV-së, për të cilët ka thënë se momentalisht janë në një pozicion tejet të palakmueshëm, pasi që sipas tij, ata nuk i pyet askush për asgjë.

Nushi ka thënë se aktivistët e VV-së janë shndërruar në tifoz e profitera.

Mua mendja më shkoj tek aktivistët e VV-së, ata të shkretit nuk e dijnë se a e nënshkruan Kurti apo jo marrëveshjen. Ata e marrin vesh nga lajmet, sepse nuk i pyet askush, e kjo është pika më e ulët e angazhimit politik. Larg qoftë të thonë ndonjë mendim ndryshe. Ata nuk guxojnë. Janë shndërruar në tifoz. Sinqerisht nuk do të doja të isha në lëkurën e juaj. Lëreni atë subjekt e dalim së bashku e kundërshtojmë në shesh këtë marrëveshje. Sepse keni me u mbajt në mend sikur profitera, pasiqë njerëzit do të pyesin se ku keni qenë ju, kur Kurti e nënshkroi Asociacionin“, ka thënë ndër të tjera Nushi.

Të ngjashme